Peugeot zbulon eksterierin e SUV-it të ri elektrik E-3008

Prodhuesi francez i makinave Peugeot ka zbuluar pamjen e jashtme të SUV-it të tij të ri 3008, duke bërë të ditur dukjen e gjeneratës së ardhshme përpara se të zbulojë më shumë në fund të kësaj jave.

Gjenerata e tretë 3008 nuk do të ofrohet më me benzinë ose naftë, përkundrazi do të jetë vetëm elektrike dhe do të marrë emërtimin E-3008 në të gjitha kategoritë e modeleve.

Elemente të njohura të dizajnit nga linja e modeleve të Peugeot janë bartur në modelin E-3008, sikurse tre dritat vertikal LED të ditës, grila e saj në stil futuristik dhe zbukurimi i harkut të rrotave të zeza.

Peugeot ka zbuluar interiorin e E-3008 në muajin qershor.

Detaje të reja për sa i përket performancës së automjetit do të bëhen të ditura më vonë gjatë kësaj jave.