Pija magjike për humbje në peshë

Nuk keni fuqi që t’i evitoni të gjitha ushqimet dhe pijet “e dëmshme”, por prapëseprapë doni ta keni një trup të bukur? Atëherë dijeni se majdanozi është dëshmuar si mik i mirë i humbjes së kileve të tepërta. Lëngu i majdanozit ndihmon në djegien e kalorive, e përpos kësaj, e ushqen organizmin tonë me vitamina dhe minerale. Kjo bimë e përshpejton metabolizmin dhe nxjerr nga trupi lëngjet e tepërta.

Mjafton një tubë majdanoz, një limon dhe pak ujë. Grijeni majdanozin imtë (bluajeni në bluarës), më pas shtrydheni limonin dhe qiteni në atë përzierje një gotë ujë (2dl).

Ekspertët preferojnë që këtë pije ta pini në mëngjes, në bark të thatë, për pesë ditë, e më pas të pauzoni dhjetë ditë. Nëse ju pëlqen jogurti, po ashtu mund ta pini atë, duke i shtuar pak majdanoz.

Kjo përzierje me majdanoz përshpejton tretjen dhe ka 0% yndyrë, e atë mund ta pini edhe pasdite. Gjatë ditës i hani ushqimet e rëndomta, që i keni ngrënë deri atëherë, me kusht që të mos e teproni me to.