Pixel 9 mund të vijë me komunikim satelitor njësoj si iPhone

Pritet që ashtu si Apple, edhe Google ta ofrojë pa pagesë fillimisht këtë shërbim.

Google mund të shtojë një veçori të ngjashme në Pixel 9 dhe Pixel Fold 2 me funksionalitetin Emergency SOS të Apple.

Njëlloj si sistemi i Apple, funksionaliteti SOS i Google do të aplikohet përmes komunikimit satelitor dhe në bashkëpunim me operatorin celular Amerikan T-Mobile që do të thotë se mund të jetë i disponueshëm vetëm për Amerikanët.

Ky i fundit kishte nisur një bashkëpunim me SpaceX për komunikim satelitor një vit më parë dhe prej Janarit shërbimi është në testim.

Gjithashtu vitin e kaluar një zhvillues gjeti disa rreshta kodi në aplikacionin Google Messages që sugjeronte se funksionaliteti ishte në ardhje me Garmin si ofruesin e saj.

Edhe Garmin ofron një shërbim të tillë për pajisjet e saj InReach duke përdorur rrjetin satelitor të Iridium për të cilin ky i fundit pretendon se është i disponueshëm kudo në botë.

Pritet që ashtu si Apple, edhe Google ta ofrojë pa pagesë fillimisht këtë shërbim.