Pompeo kritikon Kinën për trajtimin e ujgurëve muslimanë

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka kritikuar Kinën për trajtimin e popullësisë pakicë të ujgurëve muslimanë, duke bërë thirrje për “respekt dhe mbrojtje të lirisë fetare”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Nga Tibeti në Xinjiang, fushatat represive të Partisë Komuniste Kineze (CCP) nuk janë për luftimin e terrorizmit”, shkroi Pompeo në Twitter.

“CCP po përpiqet që të fshijë besimet dhe kulturat e qytetarëve të sajë. Të gjitha shoqëritë duhet të respektojnë dhe mbrojnë liritë fetare”, shtoi ai.

Rajoni Xinjiang i Kinës është vendbanim për rreth 10 milionë ujgurë. Grupi musliman turq, i cili përbën rreth 45 të popullsisë së Xinjiangut, gjatë kohë akuzon autoritetet e Kinës për diskriminim kulturor, fetar dhe ekonomik.

Kina është akuzuar për zbatimin e politikave shtypëse kundër ujgurëve dhe kufizimin e të drejtave fetare, tregtare dhe kulturore.

Sipas zyrtarëve të SHBA-ve dhe ekspertëve të OKB, mbi 1 milion njerëz, ose rreth 7 për qind e popullsisë muslimane në Xinjiang, janë burgosur në një rrjet të zgjeruar të kampeve të “ri-arsimit politik”.

Në një raport të shtatorit të kaluar, Human Rights Watch akuzoi qeverinë kineze për një “fushatë sistematike të shkeljeve të të drejtave të njeriut” kundër ujgurëve muslimanë në Xinjiang.

Kina ka mohuar akuzat, duke pretenduar se ujgurët po edukohen në “qendra të formimit profesional”.