Porto eliminon Juventusin nga Liga e Kampionëve

Edhe pse me rezultat të përgjithshëm ndeshja u mbyll 4-4, përmes golit të mysafirit Porto është kualifikuar në fazën tjetër.

Sergio Oliveria padyshim që është heroi i Portos, duke shënuar fillimisht nga penalltia në kohën e rregullt dhe më pas një super gol nga goditja e lirë në vazhdime, shkruan lajmi.net.Golat e shënuar nga Federico Chiesa (2) dhe Adrien Rabiot nuk mjaftuan për Zonjën e Vjetër të kualifikohet tutje.

Me këtë rezultat, Porto kualifikohet në çerek finale, duke treguar shpirt luftarak dhe ka arritur kualifikimin me 10 lojtarë në fushë.Juventus në anën tjetër ka dështuar të arrij suksese në Ligën e Kampionëve edhe përkundër transferimit të Cristiano Ronaldos në skuadër.