Presidenti Amerikan Biden takohet me liderët e industrisë për inteligjencën artificiale

Sistemet gjeneruese AI premtojnë të revolucionarizojnë shumë sektorë të ekonomisë dhe të ndryshojnë në mënyrë dramatike punën në zyra.

Ndërsa ligjvënësit në Kongres kanë bërë thirrje për të studiuar impaktin e mundshëm të inteligjencës artificiale në shoqërinë Amerikane, Presidenti Biden ditën e Marte u takua me liderët e kësaj fushe për të diskutuar lidhur me problemin në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Presidenti u takua me Tristan Harris, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Teknologjinë Njerëzore, Fei-Fei Li, drejtor i Institutit AI të Stanford dhe Jennifer Doudna, Profesor e Kimisë në UC Berkeley në një hotel në San Francisco.

Qëndrimi i afërt me avancimet e teknologjisë AI në muajt dhe vitet e fundit, specifikisht me ngritjen e sistemeve AI, është bërë një pikë qendrore për administratën Biden. Sistemet gjeneruese AI premtojnë të revolucionarizojnë shumë sektorë të ekonomisë dhe të ndryshojnë në mënyrë dramatike punën në zyra.

Por të njëjtat teknologji mund të shuajnë role dhe profesione të ndryshme siç po vuajnë arti dixhital dhe gazetaria.

Shtëpia e Bardhë njoftoi një investim 140 milionë dollarësh në Maj për të themeluar 7 Institute të Reja Kërkimore AI dhe ka filluar të analizojë përdorimin e teknologjisë në biznes.