Prishtina në grup me Benfikën dhe një gjigant tjetër evropian

Prishtina 01 nuk ka patur fat në grupin e Elite Round të Champions League në futsall.

Skuadra prishtinase do të jetë pjesë e grupit B bashkë me gjigantë evropian si Benfika e Portugalisë dhe Kairat e Kazakistanit.

Pjesë e këtij grupi do të jetë edhe skuadra e Dobovec nga Sllovenia.

Ndeshjet do të luhen nga 28 nëntor deri me 3 dhjetor në Prishtinë.