Procesorët AMD kanë mbi 30 probleme sigurie

Hakerët mund të abuzojnë me këto probleme sigurie përmes një hakimi të BIOS ose përmes një sulmi në AMD Secure Processor.

AMD ka gjetur dhe adresuar 31 probleme sigurie në produktet e saj konsumatorë dhe për bizneset.

Përmes një përditësimi në uebsajtin e kompanisë, gjiganti i procesorëve hodhi dritë mbi përditësime disa prej të cilave ishin të një rëndësie të madhe.

Tre probleme sigurie prekin procesorët Ryzen për desktop, HEDT, Pro dhe mobile ndërsa një prej tyre listohet si i rrezikshmërisë së lartë ku dy janë të mesme deri shumë pak të rrezikshme.

Hakerët mund të abuzojnë me këto probleme sigurie përmes një hakimi të BIOS ose përmes një sulmi në AMD Secure Processor.

Ryze 2000 “Pinacle Ridge”, APU-të 2000- dhe 5000-, Threadripper 2000- dhe 3000-, variantet Pro janë prekur të gjithë së bashku me Ryzen 2000-, 3000-, 5000-, 6000- dhe Athlon 3000.

28 problemet e tjera të sigurisë rëndojnë mbi procesorët AMD EPYC dizajnuar për serverët x86. Katër prej tyre kishin rrezik të lartë ndërsa tre lejonin ekzekutim kodi në mënyrë arbitrare.

AMD falënderoi disa gjigantë teknologjie si Google, Apple dhe Oracle për adresimin e problemeve të sigurisë. Zakonisht AMD zbulon problemet e sigurisë dy herë në vit, njëherë në Maj dhe njëherë në Nëntor. Nisur nga gjetjet e fundit, vendosi ti listojë sa më parë. /PCWorld Albanian