Procesori Tensor G3 në brendësi të telefonëve Pixel 8 përqendrohet tek performanca AI

Google pretendon se me Tensor G3, Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro janë dy herë më të shpejta në operacionet machine learning krahasuar me Pixel 7.

Një tjetër telefon Pixel, një tjetër procesor Tensor nga Google. Kompania prezantoi zyrtarisht Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro në evenimentin Made by Google ditën e Mërkure dhe fuqizohen nga çipi i sistemit (SOC) Tensor G3.

Ky çip bëri bujë kur mbërriti me Pixel 6 dhe tashmë kompania duke e përqendruar më tepër në performancën AI me gjeneratën e tretë.

Google pretendon se me Tensor G3, Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro janë dy herë më të shpejta në operacionet machine learning krahasuar me Pixel 7.

Modeli më i madh machine learning në Pixel 8 është 10 herë më kompleks sesa ai në Pixel 6. Të gjitha këto janë testament i garës AI që ka nisur mes gjigantëve të teknologjisë.

Tensor G3 është më i shpejtë sesa G2 por asnjëherë nuk ka qenë ky fokusi i çipit të Google. Janë funksionalitetet ato që e bëjnë të veçantë me funksionalitetin Call Screen për të luftuar telefonatat spam. Google pretendon se Tensor G3 ofron cilësi më të lartë audio dhe video veçanërisht për funksionalitetin Clear Calling.

Me Audio Magic Eraser, çipi mundëson heqjen e zhurmave nga videot njëlloj si Magic Eraser heq elementët e padëshiruar në sfond të një fotoje.

Google nuk ka hyrë në detaje teknike, por një testim i procesorit zbulon 9 bërthama ku ajo e performancës së lartë, Cortex-X3 operon në 2.91Ghz. E njëjta bërthamë gjendet edhe tek Snapdrago 8 Gen 2.

G3 gjithashtu vjen me 12GB RAM dhe grafikat Mali-G715. Do të ishte shumë më tepër efikas sesa Tensor G2 falë arkitekturës 4-nanometër.