ProtonMail ribrandohet, ndryshon planet

Tani e tutje ProtonMail do të ribranohet në Proton duke shtyrë shërbimet me në fokus privatësinë dhe përditësuar planet.

Për ata përdorues që shqetësohen shumë për privatësinë, ProtonMail ka qenë një prej opsioneve më të mira për të siguruar e-mail-in e madje ofrohet edhe një version pa pagesë.

Llogaritë falas vinë me vetëm 500MB hapësirë, ndërsa me 4 euro në muaj hapësira rritet në 4GB. Por duke filluar nga dita e sotme kompania do ta bëjë më të lehtë për ata që duan të përdorin të gjitha shërbimet e kompanisë nga VPN, te hapësira online e madje një kalendar i enkriptuar.

Tani e tutje ProtonMail do të ribranohet në Proton duke shtyrë shërbimet me në fokus privatësinë dhe përditësuar planet. Kompania ka një uebsajt të ri proton.me dhe përdoruesit do të ridrejtohen tek faqja e re.

Janë tre plane: Free, Mail Plus dhe Unlimited. Versioni pa pagesë zgjeron hapësirën në 1GB ndërsa përdoruesit mund të dërgojnë vetëm 150 mesazhe në ditë. Gjithashtu mund të aksesojnë versionin bazik të Proton VPN dhe Proton Calendar.

Ndërsa plani 5 euro në muaj Mail Plus ofron 15GB hapësirë duke hequr kufizimet në numrin e mesazheve që mund të dërgohen. Hapësira prej 15GB mund të ndahet me e-mail-it dhe Proton Drive Cloud.

Së fundi plani Unlimited kushton 12 euro në muaj dhe ofron të gjitha shërbimet nga 500GB hapësirë tek 3 domaine të personalizuara për 15 e-maile.

Diferenca e madhe e këtij plani është VPN-ja me 1,700 serverë në 63 vende të botës. /PCWorld Albanian