Pse mostra e gjakut merret nga gishti i katërt?

E keni bërë ndonjëherë pyetjen se përse gjithmonë na marrin gjak gjithmonë në këtë gisht?

Kur japim gjakun nga gishti për të bërë analiza, pothuajse gjithmonë na çajnë në gishtin e katërt.

Nëse ndonjëherë keni pyetur përse ndodh kështu, përgjigjja është kjo: Gishti i madh dhe gishti i vogël janë shumë më mirë të lidhur me nyjën e shuplakës sesa gishtat e tjerë.

Kjo do të thotë që, teorikisht, infeksioni i gishtit të madh dhe i gishtit të vogël mund të përhapet më shpejt “sipër” dhe do të përfshijë dorën.

Për këtë shkak gjaku përgjithësisht merret nga cilido gisht, veçse nga gishti i madh dhe gishti i vogël.

Mirëpo, në mollëzën e gishtit të katërt kryesisht ka më pak receptorë për dhimbjen.

Pos kësaj, këtë gisht e përdorim më rrallë se gishtat e tjerë, andaj edhe lëkura në të është më e hollë.

Dhe pikërisht për këtë shkak edhe plaga e vogël në këtë gisht shërohet më shpejt sesa në gishtat e tjerë./Mesazhi/