Pse nuk duhet të blini modelet e ardhshme iPhone 15

iPhone 16 Pro dhe 16 Pro Max do të rrisin madhësinë nga 6.1-inç dhe 6.7-inç në 6.3-inç dhe 6.9-inç respektivisht.

Informacione të publikuara herë pas herë nga informatorët e industrisë kanë detajuar pothuajse çdo aspekt të iPhone 15, por blerësit e saj potencialë duan të dinë nëse kompania po punon në diçka më ambicioze.

Fillimisht zbuluar në rrjetin social Kinez Weibo, raportohet se Apple do të rindërtojë nga e para sistemin e kamerave të iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max me sensorë të mëdhenj dhe lente periskop.

Në kontrast iPhone 15 Pro dhe Pro Max thuhet se do të përdorin të njëjtin sensor parësor të iPhone 14 Pro Max.

Kjo do të thotë se kamera kryesore e iPhone-ve të 2024 do të ketë një sensor 1/1.14-inç krahasuar me sensorin 1/1.28-inç të iPhone 14 Pro Max dhe iPhone 15 Pro Max.

Një sensor më i madh do të thotë se kamera mund të marrë më shumë dritë që është kritike për fotografitë në dritë të pakët por edhe përmirësuar rangun dinamik (HDR).

Ku do të gjejë Apple hapësirën për të vendosur sensorë më të mëdhenj? Sipas disa informatorëve, iPhone 16 Pro dhe 16 Pro Max do të rrisin madhësinë nga 6.1-inç dhe 6.7-inç në 6.3-inç dhe 6.9-inç respektivisht.

Kështu Apple do të mund të vendoste lente periskop për të dy modelet, diçka që iPhone 15 Pro nuk do ta ketë.