PSG kalon tutje në Champions

PSG ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Champions League.

Skuadra franceze barazoi mnë udhëtim ndaj Boruasia Dortmundit, me rezultat 1-1, shkruan IndeksOnline.

Ky barazim ishte i mjaftueshëm për të mbyllur fazën e grupeve në vendin e dytë dhe për të kaluar tutje.

Dormund kaloi e para në epërsi me golin e Karim Aeyemit në minutën e 51-të.

Gëzimi i tyre zgjati vetëm pesë minuta, pasi PSG barazoi shifrta me golin e Zaire-Emeryt.

Dortmund kalon tutje si lider i Grupit F me 11 pikë, ndërsa PSG renditet e dyta me 8 pikë, aq sa ka edhe Milani, por që kalon tutje fal avantazhit në ndeshjet direkte.