Pulë me domate dhe perime

Nuk ka rëndësi sa gradë bën jashtë, nëse jeni të ngopur ose jo, kur në shtëpi gatuhet pulë, vështirë të rezistosh pa e provuar. Receta e sotme do t’ju pëlqejë të gjithëvesaqë në fund do të lëpini gishtat.

Përbërësit: ½ pulë në copa ,1 degë selino, 1 karotë, 1 qepë, 1 presh pjesa e bardhë, 300 g domate, 100 g ullinj pa fara, rozmarinë, sherbelë.

Përgatitja: Në tigan me vaj ulliri kaurdisim pulën me qepën, preshin, selinonë, karotën duke rregulluar shijen me kripë dhe piper. E shuajmë me verë të bardhë dhe me domate të grira. Shtojmë ullinjtë, rozmarinën dhe sherebelën. E mbyllim tiganin me kapak dhe e ziejmë 20 minuta derisa të zbutet mishi. E shërbejmë me pak vaj ulliri dhe degë rozmarine.