Putin, Aliyev dhe Pashinyan më 31 tetor takohen në Sochi

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, ka njoftuar se më 31 tetor në Sochi do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pashinyan në fjalimin e tij në Parlamentin armen tha se do të zhvillojnë një takim trepalësh me presidentët Putin dhe Aliyev në Sochi të Rusisë më 31 tetor.

Duke u shprehur se shpreson të nënshkruajë një marrëveshje paqeje me Azerbajxhanin deri në fund të vitit, Pashinyan tha se po punojnë për finalizimin e procesit të përcaktimit të kufirit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit deri në nënshkrimin e marrëveshjes.