Raportohet se linja Galaxy S23 debuton në Shkurt të vitit të ardhshëm

Samsung zbuloi modelet Galaxy S22 më 9 Shkurt të këtij viti me një variant të ri, Galaxy S22 Ultra i cili shkrinte së bashku Galaxy S dhe Galaxy Note duke integruar edhe lapsin S-Pen.

Flagshipi i ardhshëm i Samsung duket se është vetëm pak muaj larg ndërsa një raport i ri që vjen nga Koreja thotë se linja Galaxy S23 debuton në javën e parë të muajit Shkurt.

Ndërsa Samsung ende nuk ka konfirmuar një eveniment Unpacked në rrugë formale për Galaxy S23, afatet e parashikuara nga raporti janë në një linjë me raportimet e mëhershme.

Samsung zbuloi modelet Galaxy S22 më 9 Shkurt të këtij viti me një variant të ri, Galaxy S22 Ultra i cili shkrinte së bashku Galaxy S dhe Galaxy Note duke integruar edhe lapsin S-Pen.

Ndërsa i afrohemi debutimit, spekulimet janë shtuar një prej tyre mund të mirëpritet nga të gjithë përdoruesit. Bëhet fjalë për distancimin e Samsung nga çipet Exynos për Galaxy S23, një çip që zakonisht e përdor për modelet e shitura në Evropë dhe Azi.

Kësaj here Samsung mund të përdorë vetëm modelin Snapdragon. Gjithashtu disa imazhe jo-zyrtare të publikuara paraqesin një Galaxy S23 dhe S23 Plus ndryshe në aspektin e dizajnit me “kreshtën” e kamerës e cila mungon.

Mediat Koreane kanë cituar edhe CFO-në e Qualcomm Akash Palkhiwala i cili mësohet të ketë thënë që seritë S23 do të fuqizohen vetëm nga çipet Snapdragon 8 Gen 2. /PCWorld Albanian