Sulmuesi anglez, Marcus Rashford nuk dëshiron të rikthehet te Manchester Unitedi, pasi të përfundojë huazimi i tij te Barcelona.
Sipas asaj që raporton ‘’Mirror’’, 28-vjeçari synon të qëndroj te skuadra katalanase edhe pas këtij sezoni.
Madje Rashford është i përgatitur të pranoj ulje page, për të qëndruar te skuadra katalanase.
Sulmuesi anglez është huazuar nga Manchester Unitedi te Barcelona deri në qershor të vitit 2026, por skuadra katalanase e ka mundësin e blerjes së plotë të kartonit, në vlerë prej 26 milionë funtesh.
Që nga transferimi te Barcelona, Rashford ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 9 asistime në të gjitha garat.








