Rastet me fruth arrijnë nivele rekord në Evropë

Rastet e fruthit kanë shënuar një rekord të lartë në Evropë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Më shumë se 41.000 njerëz janë infektuar në gjashtë muajt e parë të 2018, duke çuar në 37 vdekje.

Vitin e kaluar kishte 23.927 raste ndërsa në vitin 2016 u regjistruan 5.273.

Ekspertët thonë se rritja e infeksioneve është e lidhur me rënien e numrit të njerëzve që vaksinohen.

OBSH po u bën thirrje vendeve evropiane të ndërmarrin masa.

Fruthi është shumë infektues dhe përhapet nga kollitja dhe teshtitja.

Infeksioni zgjat shtatë deri në 10 ditë. Por, ndërsa shumica e njerëzve shërohen tërësisht, kjo mund të shkaktojë disa komplikime serioze, duke përfshirë:

– encefalit (infeksioni dhe ënjtja e trurit)

– meningjit

-konvulsione febrile, lëvizje të pakontrolluara në të gjithë trupin në formë ngërçesh

-pneumoni

-infeksion të mëlçisë

Vaksina MMR mund të parandalojë infeksionin, por hulumtimet rreth 20 vjet më parë se MMR-ja është lidhur me autizmin ka shkaktuar që disa njerëz të mos e bëjnë vaksinën.

NHS rekomandon që të gjithë fëmijët duhet të bëjnë MMR rreth moshës 1-vjeç dhe pastaj pak para fillimit të shkollës.

Ukraina ka shkallën më të lartë të fruthit në Evropë, me më shumë se 23,000 njerëz të prekur.

Por gjashtë vende të tjera në Evropë kanë parë më shumë se 1000 infeksione këtë vit: Franca, Gjeorgjia, Greqia, Italia, Rusia dhe Serbia.