Real Madrid po e transferon talentin për 120 milionë euro

Real Madrid është duke tentuar ta rifreskojë skuadrën e tyre. Real Madrid po tenton ta transferojë talentin e Benfikës, Joao Felix. Mesfushori ofanziv është duke shkëlqyer në këtë sezon te skuadra portugeze, andaj madrilenët e duan transferimin e tij, përcjell lajmi.net. Felix ka shënuar pesë gola deri më tani në shtatë paraqitje te Benfica, ku ka marrë vëmendjen e Real Madridit. Klauzola e tij është 120 milionë euro te skuadra portugeze, ndërsa kontrata i skadon në vitin 2023