Real Madridi sigurt drejt titullit

Skuadra e Real Madridit ka shëunar fitore 2:0 ndaj Athletic Bilbaos në ndeshjen e vlefshme për raundin e 30-të në La Liga.

Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi i Kombëtares së Brazilit, Rodrygo i cili shënoi dy gola.

Me këtë fitore, skuadra e Carlo Ancelotti i afrohet titullit kampion në këtë sezon.

“Mbretërit” tani kryesojnë tabelën me 75 pikë, tetë pikë më shumë se pozita e dytë që mbahet nga Barcelona (67).