Reali befasohet nga CSKA Moska

CSKA Moska ka mposhtur Real Madridin në “Santiago Bernabeu” me rezultat 0-3 në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ky është triumfi i dytë i CSKA në këtë grup kundër kampionëve në fuqi.

Rusët kaluan të parët në epërsi me golin e Chalov në minutën e 37-të të takimit.

Rezultatin e dyfishoi Schennikov në minutën e 43-të të ndeshjes.

Golin e nokautit e shënoi Sigurdsson në minutën e 73-të.

Në ndeshjen tjetër, Viktoria Plzen ka mposhtur Romën me rezultat 2-1.

Real Madrid përfundon grupin në pozitën e parë me 12 pikë, e ndjekur nga Roma me 9 pikë.

Viktoria Plzen do të luaj në Europa League me shtatë pikë, e me pikë të njëjta CSKA Moska eliminohet nga garat evropiane.