Reali kalon në gjysëmfinale të Kupës së Mbretit pas vazhdimeve

Real Madridi është kualifikuar në gjysëmfinale të Kupës së Mbretit për sezonin 2022-2023.

”Mbretërit” eliminuan në çerekfinale rivalin lokal, Atletico Madridin, duke e mposhtur me rezultat 3-1 pas vazhdimeve.

Koha e rregullt e brenda 90 minutave ishte e barabartë 1-1.

Atletico ishte në epërsi qysh nga minuta e 19-të, me golin e Alvaro Moratas.

Kampioni i Spanjës arriti të barazonte rezultatin me golin e brazilinait Rodrygo në minutën e 79-të.

Deri në fund nuk kishte ndryshim rezultati dhe ndeshja shkoi në ”Extra-Time”.

Reali arriti të përmbys rezultati në minutën 104-të, me golin e Karim Benzemas, i cili shënoi për 2-1.

Në fund të ndeshjes, Reali arriti të shënonte edhe golin e tretë me golin e brazilianit Vinicius në 120+1.

Vlen të theksohet se Atletico që nga minuta e 99-të ishte me një futbollistë më pak, pasi Stefan Savic u ndeshkua me kartonin e dytë të verdhë.