Ballina Sport Futboll Reali mposht Barçën, rimerr kreun e tabelës

Reali mposht Barçën, rimerr kreun e tabelës

Real Madrid e ka fituar “El Clasicon” e parë të sezonit.

”Mbretërit fituan në udhëtim ndaj Barcelonës, me rezultat 2-1.

Heroi i Realit edhe kësaj radhe u tregua Jude Bellingham, i cili shënoi të dy golat, duke e përmbysur rezultatin, pasi Barcelona kishte epërsinë që nga pjesa e parë.

Ilkay Gundogan i dha epërsinë Barcelonës qysh në minutën e 6-të. Me rezultat 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë.

“Los Blancos” arriti ta përmbys rezultatin në pjesën e dytë, me dy golat e Jude Bellingham.

Futbollisti anglez fillimisht barazoi shifrat në minutën e 68-të, ndërsa goli i fitores erdhi në 90+2.

Me këtë fitore, Real Madridi ka rimarr kreun e tabelës me 28 pikë, aq sa ka edhe Girona, ndërsa Barcelona është e treta me 24 pikë.