Reali shumë i fortë për Almerinë

Real Madrid ka shënuar fitore të lehtë përballë Almerisë në ndeshjen e javës së 32-të të La Ligas.

Mbretërit fituan me rezultat 4-2 në një ndeshje të dominuar që nga minuta e parë.

Tre gola për Realin i shënoi Karim Benzema (5’, 17’ dhe 42’) ndërsa golin e katërt e ka realizuar Rodrygo me të filluar pjesa e parë.

Për mysafirët golat i realizuan Lazaro (45+1’) dhe Robertone (61’).

Me këtë fitore, Reali mbetet në vendin e dytë me 67 pikë, tetë më pak Se Barcelona që ka një loj më pak të zhvilluar.