Reddit bëhet kompani publike, vlerësohet me 6.4 miliardë dollarë

Është një forum online ku përdoruesit mund të diskutojnë tematika që ju interesojnë. Në fund të Dhjetorit 2023 kishte më shumë se 73 milionë përdorues sipas kompanisë.

Reddit u vlerësua me 6.4 miliardë dollarë në daljen e parë të saj publike në bursë. Kompania pas rrjetit social ngriti 748 milionë dollarë duke shitur 22 milionë aksione me 34 dollarë secilën duke u bërë një prej IPO-ve më të mëdha të një rrjeti social.

Aksionet e kompanisë do të fillojnë tregtimin ditën e Enjte në bursën e Nju Jorkut. Reddit u themelua 20 vite më parë dhe është shndërruar në një prej uebsajteve më popullore në botë.

Është një forum online ku përdoruesit mund të diskutojnë tematika që ju interesojnë. Në fund të Dhjetorit 2023 kishte më shumë se 73 milionë përdorues sipas kompanisë.

Megjithatë vitet e fundit janë hedhur dyshime për mënyrën sesi kompania mund të bëjë para përmes bisedave rastësore që bëhen në platformë.

Për 20 vite nuk mund të kthente asnjë fitim dhe disa mund të pyesin pse Reddit ka një vlerë të tillë nëse asnjëherë nuk ka gjeneruar financa pozitive.

Përdoruesit nuk paguajnë para për përdorimin e tij, uebsajti është plotësisht i hapur dhe pa pagesë për tu shfletuar, postuar dhe komentuar.

Një front i ri mundësie po hapet për Reddit. Kompanitë e inteligjencës artificiale janë vënë pas përmbajtjeve të Reddit për të trajnuar modelet e tyre.

Google besohet se i ka paguar 60 milionë dollarë për të skanuar dy dekada diskutime përdoruesish në platformë ndërsa raportohet se Reddit ka nënshkruar marrëveshje licencimi me vlerë 200 milionë dollarë për tre vitet e ardhshme.