Reddit heq moderatorët e subreddit që po protestojnë

Reddit tha se moderatorët të cilët kanë etiketuar një komunitet si NSFW janë në shkelje të politikave tona të përmbajtjes dhe kodit të sjelljes së moderatorëve.

Reddit filloi të heqë disa moderatorë subreddit-esh të cilët në shenjë proteste kundër sajti ndryshuan etiketimin e komuniteteve të tyre në Noo Safe For Work (NSFW).

Subreddit-et të cilat kanë këtë etiketë përveç se aplikojnë një kufi moshe për shikuesit desktop gjithashtu kufizon akses në pajisjet mobile për përdoruesit e regjistruar në Reddit ndërsa ky i fundit nuk shfaq reklama për to.

Kjo i heq Reddit mundësinë për ti monetizuar. Ditën e Enjte subreddit r/MidlyInteresting ishte një prej tyre që aktivizuan etiketën NSFW duke ndjekur hapat e r/interstingasfuck dhe r/TIHI.

CEO Steve Huffman javën e kaluar përmes një interviste tha se 90+ përqind e përdoruesve të Reddit janë në platformë duke kontribuar ose përmes reklamave ose Reddit Premium pavarësisht protestës.

Reddit tha se moderatorët të cilët kanë etiketuar një komunitet si NSFW janë në shkelje të politikave tona të përmbajtjes dhe kodit të sjelljes së moderatorëve.

Megjithatë pak orë më vonë tërë ekipi i moderatorëve të r/MildlyInteresting ishte rikthyer nga Reddit nga një administrator tjetër nga ai që i kishte hequr.

Llogaritë e tyre kishin marrë një përjashtim 7 ditë i cili është anuluar gjithashtu. Edhe pse ky subreddit shikoi moderatorët të rikthehen, të tjerë si r/interstingasfuck apo r/TIHI janë ende pa moderatorë.

Heqja e tyre është veprimi më i madh i Reddit kundrejt moderatorëve të cilët në të vërtetë janë vullnetarë pa pagesë.