Rekordi i jashtëzakonshëm i Ronaldos pas dy golave të shënuar

Al-Nassr është duke fituar me rezultatin 2:0 pas pjesës së parë në udhëtim tek Al Wehda, në kuadër të xhiros së 16-të të elitës së futbollit të Arabisë Saudite.

Të dy golat i realizoi portugezi, Cristiano Ronaldo. Dhe mediumi “ESPN”, ka shkruar diçka të veçantë për të. “Nëse do të shënonit nga 25 gola në çdo sezon për 20 vjet, tani do të kishit 500 gola të realizuar në liga.

Cristiano Ronaldo ka 501 gola”, ka shkruar “ESPN”. Ronaldo realizoi në minutën e 21-të dhe të 40-të.