Ridizajnimi masiv i Fitbit vë në pah thjeshtësinë

Rifreskimi ndan çdo gjë në tre tabe për të reduktuar tepritë vizuale dhe bërë më të lehtë përdorimin. Tabet janë organizuar në Today, Coach dhe You ku secili ofron akses në statistika dhe aktivitete unike.

Aplikacioni zyrtar i Fitbit mori një ridizajnim masiv duke vendosur theksin tek thjeshtësia, personalizimi dhe motivimi.

Rifreskimi ndan çdo gjë në tre tabe për të reduktuar tepritë vizuale dhe bërë më të lehtë përdorimin. Tabet janë organizuar në Today, Coach dhe You ku secili ofron akses në statistika dhe aktivitete unike.

Tabi Today grumbullon statistikat e preferuara ku mund të kontrolloni thuajse çdo informacion. Mund të përshtatet plotësisht për të shfaqur statistika të tjera sipas objektivave personalë.

Gjithashtu në këtë seksion keni një panoramë të përgjithshme të trendëve të shëndetit muajin e kaluar ose vitit të kaluar përmes grafikave, ikonave dhe diagrameve.

Tabi Coach është i gjithi për motivimin duke ofruar një listë ushtrimesh të kuruara dhe sesionesh ndërgjegjësimi. Këto ushtrime mund të filtrohen sipas disponueshmërisë, pajisjeve të përdorim dhe objektivave të fitnesit dhe shëndetit. Përdoruesit Premium të Fitbit mund të aksesojnë më shumë përmbajtje.

Së fundi vjen tabi You. Në këtë hapësirë përdoruesit aksesojnë informacione rreth arritjeve të tyre dhe statistikave që tregojnë progresin. Po ashtu mund të lidhen me përdorues të tjerë të Fitbit apo të ndryshojnë informacionet personale. Kompania thotë se ky seksion është privat dhe nuk aksesohet për reklamat e Google.

Vlen të theksohet se rifreskimi nuk ndryshon asgjë në funksionalitet dhe ato që kanë qenë falas do të mbeten të tilla ndërsa e njëjta vlen edhe për opsionet Premium. Duke filluar nga muaji i ardhshëm përdoruesit do të mund të kyçen në Fitbit përmes llogarisë së tyre Google. /