onte starton sezoni i ri i Ligës së Kampionëve, me xhiron e parë që do të zhvillohet përgjatë tre ditëve, nga e marta deri të enjten, ku çdo ditë janë paraparë nga gjashtë ndeshje.
Në formatin e ri marrin pjesë 36 klube, secili duke u përballur me tetë kundërshtarë të ndryshëm në një ligë të vetme. Tetë skuadrat e para do të sigurojnë direkt kalimin në fazën e 1/8-tës, ndërsa ekipet që renditen nga vendi i 9-të deri në të 24-tin do të përballen në ‘play-off’, për të plotësuar 16-shen e fazës eliminatore.
Përballjet kryesore të mbrëmjes së sotme janë Real Madrid–Marseille, Juventus–Dortmund dhe Athletic Bilbao–Arsenal. Të mërkurën priten sfida të forta si Ajax–Inter, Bayern Munich–Chelsea, Liverpool–Atletico Madrid dhe PSG–Atalanta, ndërsa të enjten vëmendjen e marrin takimet Manchester City–Napoli dhe Newcastle–Barcelona.








