Rilindasit ishin besimtarë. Rilindja nuk kishte ateist…

Rilindasit ishin besimtarë. Rilindja nuk kishte ateist. Ata ishin besimtarë myslimanë apo të krishterë.
Komunizmi e ateizmi sa ishin anti fe aq ishin edhe anti kombëtar.
Mos të harrojmë se djali i vogël i Ismail Qemal Beut, ka vdekur nga uria dhe i ftofti. Është varrosur si i mjerë në varrezat e Tiranës, gjatë komunizmit. Ndërsa djali tjetër i tij ka ikur në emigrim për ti shpëtuar zullumit dhe vrasjes nga Enver Hoxha.
Ata që nuk e shohin si e keqja më e madhe e kombit tonë, pas sllavëve, komunizmin dhe ateizmin, rrejnë kur thojnë e duam Vlorën e 1912, Ismail Beun, Isa Beun e rilindasit tjerë.

Nga: Abdullah Klinaku