Nisin programet e AI për të kontrolluar robotët. Aplikimet do të nisin në industritë e Californisë, ndërkohë që përgatitet një epokë e re revolucionare në këtë fushë.
Robotët do të kenë kështu akses në sasi të jashtëzakonshme të dhënash dhe kapacitetin për të mësuar nga gabimet e tyre.
Kjo pasi do të jetë tashmë e mundur të kontrollohen nga agjentët e AI, programe autonome të bazuar mbi modelet gjuhësore të dimensioneve të mëdha.
Studimi, puna dhe organizimi është drejtuar dhe bërë i ditur nga Ken Goldberg ekspert në robotikë dhe profesor i Inxhinierisë në Universitetitn e Kalifornisë në Berkeley dhe Drejtori i Inxhinierisë robtike në Nvidia Spencer Huang.
Lind kështu agjenti robotik në gjendje të kalojë dy nga pengesat dhe vështirësitë e deritanishme, ushtrimi i tyre dhe inxhinieria e përshtatshme për ti programuar.
Në vend që të mbildhen të dhëna në sasi të larta dhe rregullimi manualisht i çdo sjellje, grupi i agjentëve mund të gjenerojnë, testojnë dhe perfeksionojnë me shpejtësi riprogramet për robotët, duke i lënë inxhinierëve njerëzore vetëm detyrën e interpretimit të funksionimit dhe verfikimit, duke shënuar një ndryshim paradigm.








