Ronaldo me shokë fillojnë misionin për të mbrojtur titullin

Kombëtarja e Hungarisë dhe ajo e Portugalisë do të përballen ne ndeshjen e tyre të parë në “Euro 2020”.

Hungaria dhe Portugalia do të përballen në “Puskas Arena” në kuadër të grupeve në “Euro 2020”, shkruan lajmi.net.

Në përballjet e tyre zakonisht ka pasur shumë gola, megjithatë Portugalia ka fituar më shumë ndeshje.

Në përballjet kokë më kokë, Portugaia ka fituar dy ndeshje ndërsa një ndeshje ka përfunduar në barazim. Hungaria ende nuk ka fituar ndaj Portugalisë.

Deri tani në tri takimet ndërmjet këtyre Kombëtareve, Portugalia ka shënuar nëntë gola ndërsa Hungaria katër.

Formacionet zyrtare të Kombëtareve./Lajmi.net/

Hungaria: Gulasci, Szalai, Fiola, Orban, Nagy, Szalai, Schafer, Lovrencsics, Kleinheisler, Sallai, Botka.

Portugalia: Rui Patricio, Nelson Semedo, Dias, Pepe, Guerreiro, Bruno Fernandes, William, Danilo, Ronaldo, Jota, Silva.