Rrjedhje gazi në Londër, mijëra të evakuuar

Brigada e zjarrfikësve të Londrës njoftoi këtë mëngjes se stacioni Charing Cross do të mbyllet për shkak të rrjedhjes së gazit.

Më shumë se 1400 njerëz u evakuan nga hotelet që ishin afër, si dhe nga disa klube të natës që gjenden në atë zonë.

Punëtorët që shfrytëzojnë stacionin në fjalë për të dalur në punë në orët e mëngjesit tani duhet të gjejnë rrugët alternative të udhëtimit drejt Londrës qendrore, ndërsa zjarrfikësit po ndihmojnë policinë të ndalojnë rrjedhjen. /MESAZHI/