Rrjeti social profesional Linkedin sjell lojëra në platformë

Për të shtuar kohën që përdoruesit shpenzojnë në platformë, kompania ka vendosur të hyjë në një hapësirë të re: gaming.

Linkedin, platforma e medias sociale në pronësi të Microsoft, ka krijuar imazhin e një platforme e cila është për ata njerëz që kërkojnë rrjetëzim për qëllime profesionale dhe për rekrutim ndërsa numëron më shumë se 1 miliardë përdorues.

Për të shtuar kohën që përdoruesit shpenzojnë në platformë, kompania ka vendosur të hyjë në një hapësirë të re: gaming.

 

TechCrunch raportoi se Linkedin është duke punuar në një eksperiencë të re lojërash duke përfshirë lojëra puzzle të llojit të Wordle që pati një sukses të jashtëzakonshëm.

Vetë kompania nuk komentoi raportime ndërsa lajmi vjen në një moment kur Microsoft finalizoi blerjen e Activision Blizzard dhe ZeniMax.

Lojërat janë mes aplikacioneve më popullore për PC dhe smartfonë duke sjellë jo vetëm të ardhura por edhe angazhim të lartë.

New York Times që bleu Worlde në 2022, tha se në fund të vitit të kaluar kishte miliona përdorues. Të tjerë kanë dështuar siç është rasti i Facebook që mbylli aplikacionin e dedikuar gaming në 2022 për shkak të përdorim të ulët.