Meditime (9) Ruajtja nga zullumet është sistem jete tek ne, në Islam!

✅ Thirrja kuranore për të mos i bërë zullum vetes, e ngarkon muslimanin me përgjegjësinë e madhe të dëshmuarit korrekt me këdo në jetë, duke mos u tërhequr nga nefsi, tekat e inati, për të anuar nga padrejtësia, të cilën, Allahu (xh.sh) ia ndaloi Vetes dhe e bëri haram në mes nesh!

✅ Ajeti 36 i sures Et-Teube: “Te Allahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e Allahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj). Luftoni të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim, e dijeni se Allahu është me ata që ruhen (të këqijave).”, është një thirrje e mrekullueshme hyjnore që na frymëzon drejt fisnikërisë dhe ruajtjes së dinjitetit, duke iu nënshtruar thirrjes së Zotit të gjithësisë!

✅ Si në paqe, ashtu edhe në luftë, muslimani është urdhëruar të jetë i ruajtur nga e keqja në sjelljen e tij, i distancuar nga zullumet dhe i prirur drejt të mirës!

✅ Me pak fjalë, ruajtja nga zullumet është sistem jete tek ne, në Islam!

Imam Muhamed B. Sytari