Rusia pa armë moderne, në luftë me tanke 50 vjeçare

Rusia po përdor tanke 50 vjeçare në përpjekje për të pushtuar Ukrainën jugore.

Ajo po mobilizon automjetet T-62 për të forcuar grupin e forcave të saj jugore, sipas Ministrisë britanike të Mbrojtjes.

Këto automjete besohet se janë lehtësisht të shkatërrueshme nga armët antitank dhe tregojnë për mungesën e pajisjeve moderne të luftës.

Forcat ruse prej ditësh tentojnë të rrethojnë rajonin e Severdonetskut dhe Luhanskun.

Ata kanë pushtuar disa fshatra në verilindje të Popasnas , por rezistenca e ukrainasve po e privon Moskën nga kontrolli i plotë i rajonit lindor të Donbasit, cilëson Ministria britanike e Mbrojtjes. /oranews