Sa feta bukë është normale të konsumosh në ditë?

Disa njerëz priren ta teprojnë me këtë konsumimin e bukës kur ulen në tryezën e ngrënies. Nëse i përkisni kësaj kategorie, ndiqni këto udhëzime të thjeshta për një konsum të shëndetshëm por të plotë të bukës në varësi të llojit të bukës që po konsumoni.

Bukë e bardhë

Qoftë e thekur apo e butë, kjo bukë është ndër më të njohurat nga të gjitha dhe shkon me gjithçka në tryezë. Një person mesatarisht mund të konsumojë deri në 8 feta bukë të bardhë në ditë. Megjithatë, sigurohuni që ta balanconi atë konsum me burime të tjera karbohidratesh. Për shembull, mund të zëvendësoni 3 feta bukë me 1 patate të madhe ose të keni 1 patate mesatare dhe 1 fetë bukë.

Bukë e zezë

Konsumimi ditor i kësaj buke të shijshme varet nga qëllimet e trupit tuaj. Pra, nëse po përpiqeni të ruani peshën tuaj aktuale, mund të konsumoni deri në 12 feta bukë gruri integral në ditë. Por nëse synoni të humbni peshë, mund të dëshironi të qëndroni në 8 feta në ditë dhe kjo varet nga marrja e karbohidrateve gjatë gjithë ditës.

Pite

Rekomandohet të konsumoni deri në një copë e gjysmë bukë pita në ditë. Kufizoni këtë sasi në 1 copë kur vakti juaj përmban burime të tjera karbohidratesh si orizi, makaronat dhe bulguri.