Sa ka fituar Tesla nga investimi në Bitcoin?

Ditën e Hënë esla tha se kishte regjistruar 101 milionë dollarë fitim vetëm nga shitjet në bitcoin duke dërguar fitimet në terësi në nivele rekord.
Sa ka fituar Tesla nga investimi në Bitcoin?

Tesla aktualisht ka një pasuri në bitcoin me vlerë 2.5 miliardë dollarë duke i dhënë gjiganti të automobilave një fitim të konsiderueshëm pak muaj pas investimit.

Kujtojmë se në fillim të vitit kompania kishte blerë 1.5 miliardë dollarë bitcoin dhe tha se do të pranonte pagesa për makinat në këtë kriptomonedhë.

Ditën e Hënë Tesla tha se kishte regjistruar 101 milionë dollarë fitim vetëm nga shitjet në bitcoin duke dërguar fitimet në tërësi në nivele rekord.

Vlera e bitcoinëve në pronësi prej 2.5 miliardë dollarë u përllogari në fund të muajit Mars kur kriptomonedha këmbehej me 59 mijë dollarë.

Aktualisht në bursën e Bitstamp një bitcoin këmbehet me 54 mijë dollarë. /PCWorld