Sam Bankman-Fried thotë se është i pafajshëm

Ai u lirua me kusht pasi pagoi 250 milionë dollarë muajin e kaluar. Megjithatë nëse shpallet fajtor rrezikon 100 vite burg.

Ish bosi i bursës së kolapsuar të kriptomonedhave FTX ka mohuar në mënyrë zyrtare akuzat se ka mashtruar konsumatorët dhe investitorët.

Sam Bankman-Fried tha se është i pafashëm përballë trupit gjykues duke mohuar pretendimet se ka marrë depozitat të konsumatorëve në FTX për të financuar firmën tjetër Alameda Research, për të blerë pronat apo bërë donacione politike.

Ai u lirua me kusht pasi pagoi 250 milionë dollarë muajin e kaluar. Megjithatë nëse shpallet fajtor rrezikon 100 vite burg.

Gjyqi i tij do të mbahet më 2 Tetor. Dy prej kolegëve më të afërt të Bankman-Fried kanë pranuar fajësinë dhe po bashkëpunojnë me hetuesit për një prej zhvillimeve që tronditi më së tepërmi industrinë e kriptomonedhave.

Në intervistën e tij përpara arrestimit, miliarderi 30-vjeçar pranoi se kishte bërë disa gabime. Nuk është diçka e pazakontë që të pandehurit të ndryshojnë dëshmitë e tyre ndërsa procedurat ligjore ecin përpara.

Bankman-Fried themeloi FTX në 2019-ën dhe ishte një prej figurave më të shquara në industrinë e kriptomonedhave i njohur për lidhjet e tij politike, mbështetjen nga njerëz me famë apo mbështetjen e kompanive të tjera të vogla.

Por në Nëntor një valë tërheqjesh masive nxitur nga raportimet për financa të paqëndrueshme, detyruan FTX të shpallë falimentin dhe të zbulojë miliarda dollarë që mungonin.

Prokurorët akuzojnë Bankman-Fried për keqpërdorim të fondeve të konsumatorëve për të paguar borxhe apo bërë investime të tjera.

8 akuza kriminale rëndojnë mbi të përfshirë mashtrim dhe pastrim parash. Bankman-Fried u arrestua në Dhjetor në Ishujt Bahame ku ai jetonte.

/PCWorld Albanian