Samsung 990 Evo SSD NVMe sjell më shumë performancë edhe efikasitet

990 Evo është pasardhësi i Samsung 970 Evo Plus, një prej SSD-ve NVMe më të rekomanduara.

Ka kaluar kohë që kur Samsung përditësoi për herë të fundit SSD-të e brendshme, dhe ata që po kërkojnë më shumë performancë dhe efikasitet energjie nga sistemet e tyre të ruajtjes të të dhënave, Samsung ka një përgjigje.

990 Evo është pasardhësi i Samsung 970 Evo Plus, një prej SSD-ve NVMe më të rekomanduara.

Samsung thotë se 990 Evo është i pajtueshëm me ndërfaqet PCIe 5.0 dhe PCIe 4.0. Kompania thotë se ofron përmirësime performance deri në 43 përqind krahasuar me 970 Evo Plus me shpejtësi leximi prej 5,000 MB/s dhe shkrimi prej 4,200 MB/s.

Vlen të theksohet se shpejtësitë e leximit bien nën rekomandimin e Sony prej 5,500 MB/s për tu përdorur në një Sony PlayStation 5. 990 Evo ofron përmirësime të efikasitetit të energjisë me 70 përqind krahasuar me 970 Evo Plus.

Si rezultat jetëgjatësia e baterisë për laptopët që përdorin këtë SSD mund të rritet. 990 Evo fillon nga 125 dollarë për 1TB hapësirë. Për dyfishin e hapësirës duhet të paguani 210 dollarë ndërsa pajisja ka 5 vite garanci.