Samsung parashikon fitime rekord për 2024

Shitjet pritet të rriten me 11 përqind në 52.5 miliardë dollarë shtoi prodhuesi më i madh në botë i çipeve të memories.

Samsung Electronics tha se pret rritje të madhe të fitimit për tre mujorin e parë të 2024 duke shtuar shpresat për një rikuperim të fortë pas një 2023 për tu harruar.

Gjiganti Koreano-Jugor i teknologjisë parashikon fitim prej 4.9 miliardë dollarë për periudhën Janar-Mars 2024, nga 473 milionë dollarë që raportoi për të njëjtën periudhë një vit më parë.

Shitjet pritet të rriten me 11 përqind në 52.5 miliardë dollarë shtoi prodhuesi më i madh në botë i çipeve të memories.

Lajmet pozitive vinë pas katër tre mujorëve me rënie fitimesh ndërsa kërkesa për pajisje konsumatorë dhe çipet që i fuqizojnë ishin të ulëta vitin e kaluar.

Por kompania është optimiste për 2024 dhe në Janar tha që pret një ringjallje e kërkesës për pajisjet mobilet, veçanërisht me lançimin e produkteve të reja si smartfonët AI.