Ylli senegalez ka refuzuar ofertat pasi dëshiron të qëndrojë në Anfield.
Sadio Mane nuk është i interesuar për largim nga Liverpooli, ashtu siç vepruan më herët edhe Roberto Firmino e Mohamed Salah dhe do të rinovojë kontratën me Liverpoolin.
Senegalezi, një nga lojtarët më të rëndësishëm për Klopp mësohet se ka nisur bisedimet për rinovimin që parashikon një përmirësim të ndjeshëm të pagës teksa ajo aktuale skadon në vitin 2021.
Për një lojtar si Mane nuk ka munguar interesimi i klubeve të mëdha si Real Madrid, Barcelona por drejtuesit e Liverpool dhe vetë lojtari kanë mbyllur menjëherë çdo mundësi për largimin.








