Ballina Lajmet Kosovë Sekuestrohet pasuri miliona euro në një rast të mashtrimit

Sekuestrohet pasuri miliona euro në një rast të mashtrimit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka sekuestruar pasuri me miliona euro në kuadër të hetimeve ndaj të pandehurit G.G., i akuzuar për veprën penale të “Mashtrimit”.

Sipas njoftimit, autoritetet kanë ngrirë dhe sekuestruar 166 parcela të cilat ndodhen në komunat e Novobërdës dhe Graçanicës.

Gjithashtu, dy banesa në Prishtinë me vlerë mbi 1 milion euro.

Bëhet e ditur se rasti vazhdon të mbetet nën hetime dhe ndodhet në fazën finale.