Formimi i Ushtrisë së Kosovës do të ishte një kërcënim serioz për të gjithë rajonin dhe qëndrimi i Serbisë mbi Kosovën është i qartë – nuk ka ushtri të Kosovës, por vetëm KFOR, tha sot ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin.
Ai theksoi se Serbia do të avokojë që roli i KFOR-it të jetë edhe më i fortë dhe i dukshëm për Kosovën, pa zvogëluar ndikimin e tij politik dhe ushtarak apo numrin e pjesëtarëve të KFOR-it.