Sërish sulme në Afganistan, 250 viktima vetëm këtë javë

Një bombardues vetëvrasës ka vrarë 15 kadetë të ushtrisë afgane të cilët po largoheshin nga baza e tyre në kryeqytetin Kabul. Këto viktima kanë quar në 250 numrin e viktimave gjatë kësa jave.

Bombardimi vetëvrasës i të shtunën ishte incidenti i dytë i tillë në Kabul në 24 orë dhe sulmi i shtatë i madh në Afganistan kohët e fundit.

Në një email për gazetarët, talebanët thanë se ishte përgjegjës për pritën vdekjeprurëse ndaj kadetëve të ushtrisë. Grupi ka qenë i përfshirë në katër sulme të tjera në baza policie dhe ushtarake këtë javë.

Bomba vetëvrasëse kishte në shënjestër një minibus të akademisë ushtarake në zonën Charrahi Qambar të Kabulit.

Misioni i Mbështetjes së Përhershme të NATO-s tha se incidenti i fundit ishte një “sulm ndaj së ardhmes” të Afganistanit dhe forcave të saj të sigurisë. /MESAZHI/