SHBA-ja “e shqetësuar thellësisht” për dhunën në Kuds

SHBA-ja shprehu shqetësim dje për sulmin e kolonëve izraelitë ndaj palestinezëve në Kudsin Lindor të okupuar dhe në Palestinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga përshkallëzimi i dhunës në Kuds. Retorika e protestuesve ekstremistë që brohorisin parulla të urrejtjes dhe të dhunshme duhet të hidhen poshtë plotësisht”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price në Twitter.

Washington-i u kërkon “autoriteteve të ofrojnë sigurinë dhe të drejtat për të gjithë në Kuds”, tha ai.

Qindra kolonë izraelitë sulmuan palestinezët në zona të ndryshme në gjithë Kudsin e okupuar të enjten vonë dhe në të gdhirë të premten, ndërsa forcat izraelite u përplasën me palestinezët, duke lënë të paktën 105 të plagosur.

Protestuesit ekstremistë brohorisnin: “Vdekje arabëve” gjatë marshimeve, sipas raporteve të shumta.

Policia izraelite njoftoi në një deklaratë të premten se arrestoi më shumë se 50 palestinezë në Kuds gjatë gjithë natës, duke i akuzuar ata për “dhunë”.

Shoqata Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe njoftoi se të paktën 105 palestinezë u plagosën të enjten vonë pasi forcat izraelite hapën zjarr ndaj tyre. /aa