Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar thotë se kriptomonedhat përbëjnë rrezik për stabilitetin financiar nëse nuk rregullohen

Ajo tha se adoptimi i kriptoaseteve ndikon tek efektiviteti i transmetimit të politikave monetare, masat e menaxhimit të fluksit të kapitalit dhe stabiliteti fiskal për shkak të luhatjes së vlerës taksave.

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, tha se kriptomonedhat duhet të rregullohen sepse përbëjnë rrezik për stabilitetin financiar.

“Problemi është se adoptimi i kriptoaseteve mund të vënë në rrezik stabilitetin makro-financiar,” tha ajo gjatë një konference në Seul për monedhat dixhitale.

Ajo tha se adoptimi i kriptoaseteve ndikon tek efektiviteti i transmetimit të politikave monetare, masat e menaxhimit të fluksit të kapitalit dhe stabiliteti fiskal për shkak të luhatjes së vlerës taksave.

“Objektivi ynë është që të krijojmë një sistem financiar më efikas, ndërveprueshëm dhe të qasshëm duke ofruar rregulla të cilat shmangin rrezikun e kriptove, dhe një infrastrukturë e cila shfrytëzon disa prej teknologjive të saj,” tha Georgieva në konferencën e përbashkët me qeverinë Koreano-Jugore dhe Bankën Qendrore.

Rregullat nuk kanë për qëllim të na kthejnë në një botë pa kripto e as të cenojnë inovacionin tha ajo. “Rregullat e mira mund të nxisin inovacionin.”

Kur bëhet fjalë për zhvillimin e parasë dixhitale, Georgieva tha në një diskutim paneli se politikbërësit ose mund të bëhen pjesë e saj ose të ngelen jashtë saj sepse në fund të fundit do të bëhet realitet një ditë.