Shërbimi me pagesë i Snapchat ka 3 milionë përdorues

Siç duket ekziston një audiencë e gatshme të paguajë 4 dollarë në muaj për funksionalitete të avancuara dhe përfitime VIP siç janë prioriteti i komenteve.

Shërbimi me pagesë i Snapchat mund të jetë më popullor sesa kemi pritur. Snap zbuloi se Snapchat+ numëron 3 milionë abonentë.

Këto shifra sugjerojnë se popullariteti i shërbimit me pagesë është në rritje. Në muajin e parë Snapchat+ kishte 1 milionë abonentë ndërsa në Janar arriti 2 milionë abonentë.

Siç duket ekziston një audiencë e gatshme të paguajë 4 dollarë në muaj për funksionalitete të avancuara dhe përfitime VIP siç janë prioriteti i komenteve.

Zgjerimi i Snapchat+ vjen në një moment kritik për kompaninë. Platforma ka vijuar të rritet duke prekur 750 milionë përdorues aktivë në muaj dhe 375 milionë përdorues aktivë në ditë.

Rrjeti social përballet me konkurrencë të fortë nga Instagram dhe TikTok. Viti i kaluar ka qenë i vështirë për platformën dhe njëlloj si shumë kompani të tjera të teknologjisë, shkurtoi fuqinë punëtore me 1,300 punonjës.

Rritja e shërbimit me pagesë jo vetëm që ndihmon Snap të zgjerohet por gjithashtu të reduktojë varësinë e saj në paratë nga reklamimi.