Shkon në vazhdime ndeshja mes Arsenalit e Portos

Arsenali e Porto do të luajnë dy vazhdimet nga 15 minuta për të caktuar se cila prej këtyre dy skuadrave do të avancojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Arsenali po udhëheq 1:0 pas kohës së rregullt, ndërsa me rezultat të njëjtë kishte përfunduar edhe ndeshja e parë në Portugali, por në të mirë të Portos.