Një zjarr në shkallë të gjerë shpërtheu në një fabrikë brenda një zone banimi në Erbil të Irakut, duke bërë që autoritetet lokale të pezullojnë mësimin në shkollat aty pranë si masë paraprake, raporton Anadolu.
Një zjarr me shkak të panjohur shpërtheu në orët e para të mëngjesit në një fabrikë patatesh afër rrugës Erbil-Pirmam.
Fabrika që mbulon një sipërfaqe prej rreth 4.000 metrash katrorë dhe pjesërisht e rrethuar nga banesa, shkaktoi panik midis banorëve.
Ekipet e mbrojtjes civile u dërguan në vendngjarje për të vënë nën kontroll flakët. Raportet fillestare treguan se nuk pati viktima.
Banorët në zonë thanë se dëgjuan shpërthim të fortë para shpërthimit të zjarrit. Për shkak të shkallës së incidentit dhe shqetësimeve për sigurinë e nxënësve, shkollat që ndodhen në afërsi u mbyllën.

